Lajmi fundit/ Kryetarët e degëve i kërkojnë Bashës që opozita ti rikthehet protestave

0
137

Gjatë mbledhjes së zhvilluar këtë pasdite në selinë e PD-se është diskutuar mes kolegjit të kryetarëve dhe kryedemokratit Basha mbi aksionin opozitar.

Burimet thanë se kryetarët e degëve kanë kërkuar që tu rikthehen protestave në shkurt.

Akoma nuk ka një njoftim zyrtar në lidhje me datën perfundimtare, por pritet që protesta të zhvillohet me  datat 20 ose 22 shkurt.

Gazetari Juxhin Mustafaraj nga selia e PD-së u shpreh se për 60 minuta është zhvilluar mbledhja mes Bashës dhe kryetareve të PD-së në rrethe. Basha ka sqaruar se vendimi për të djegur mandatet ka qenë veprim i drejtë. Ka patur një ide nga kryetarët e degëve për të zhvilluar një protestë ndërmjet datave 16 shkurt dhe 20 shkurt që do të simbolizonte 1 vit protestë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Aktualisht nuk ka një vendim final nëse do të ketë apo jo protestë-marshim./abcnews.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here