Standard.al

Sulmuesi shqiptar “bombardon” portën, shënon tre gola…

0

Futbollisti shqiptarë, Benjamin Kololli ka zhvilluar një miqësore fantastike me ekipin e Zurichut duke shënuar tre gola.

Ekipi zviceran mundi në këtë test miqësor ekipin modest të Hallescher me rezultatin 4-3.

Kjo miqësore u zhvillua në kuadër të fazës përgatitore për pjesën e dytë të sezonit në Antalia të Turqisë.

Kosovari, Kololli zhbllokoi rezultatin në minutën e gjashtë të ndeshjes, ndërsa pas 13 minutave shënoi edhe golin e dytë.

Het-trikun e kompletoi në pjesën e dytë në minutën e 74-të, duke i siguruar Zurichut fitoren në këtë ndeshje. Sulmuesi i talentuar mund të jetë një nga futbollistët e grumbulluar nga trajneri Bernard Chellandes në të ardhmen.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.