Presidentja e KE-së apel liderëve të BE-së: Përmbushni premtimet ndaj Ballkanit Perëndimor

0
81

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se Bashkimi Evropian duhet t’i përmbushë premtimet që u ka dhënë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të vazhdojë procesin e zgjerimit.

“Është veçanërisht e rëndësishme që të ruhet momentumi në Ballkanin Perëndimor përpara se të mbahet Samiti i Zagrebit – nëse duam që ky samit të jetë i suksesshëm. Duhet t’i kryejmë detyrat tona, tani”, tha von der Leyen.

Në këtë aspekt, muajt e ardhshëm janë “vendimtarë”, tha von der Leyen në një seancë plenare të Parlamentit Evropian, raporton Rel.

Ajo theksoi se duhet mundësuar nisja e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, sepse, sipas saj, këto dy vende e kanë kryer pjesën e tyre të obligimeve dhe se tani i takon palës evropiane të përmbushë premtimin.

Në tetor të vitit të kaluar, Bashkimi Evropian nuk e ka miratuar nisjen e negociatave me këto dy vende, me gjithë rekomandimin e Komisionit Evropian se ato i kanë përmbushur kushtet.

Për rrjedhojë, deri në fund të janarit, Komisioni Evropian do të dalë me një metodologji të re për negociatat e pranimit, e cila më pas duhet të mbështetet nga shtetet anëtare të BE-së.

Samiti midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor do të mbahet në Zagreb në muajin maj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here