Standard.al

Jozefina Topalli ironizon “Këshillin Politik”: Rikthehen përsëri në krahët e njëri-tjetrit

0

Jozefina Topalli edhe pse është tërhequr prej kohësh nga politika, nuk nguron që hera herës të komentojë zhvillimet që lidhen mes kampeve kundërshtare, ndërsa është qartazi kundër lidershipit të Lulzim Bashës në krye të PD-së.

Marrëveshja e bërë publike sot midis opozitës dhe mazhorancës për të formuar “Këshillin Politik” dhe ku do të vendoset për reformën zgjedhore është komentuar edhe nga nga ish-kryeparlamentarja, e cila e lidh këtë zhvillim me pushimin e çështjes së lobimit rus ndaj kreut të PD-së.

“Ja kështu. Pasi pushtoi “çështjen gjykata”, rikthehen përsëri në krahët e njëri-tjetrit”, shkruan Topalli teksa publikon edhe foto nga takimi, mes përfaqësuesve politikë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.