Ironia e gazetarit për lirimin e Dokles: Mezi po paguajmë pensionet, na i kurseni të paktën…

0
148

Lirimi i nga burgu i të dënuarit përjetë, Endrit Dokle, ishte një nga lajmet më të bujshme gjatë ditës së sotme, ndërsa akuzohej për vrasje dhe vepra të tjera të rënda penale, në kuadër të pjesëmarrjes së tij në Bandën famëkeqe të Durrësit, drejtuar nga Lul Berisha.

Lidhur me lirimin e tij, një status epik e ka bërë dhe gazetari Klodian Tomorri, i cili thotë se qeveria po i ‘’izolon’’ të gjithë personat e rrezikshëm në shtëpitë e tyre, duke çuar dëm dhe nenin 42 bis, që pritet të aplikohej në burgje për të dënuarit me rrezikshmëri të lartë.

Po ashtu gazetari shprehet se vendi i ka çuar dëm të gjitha paratë që janë shpenzuar për Reformën në Drejtësi, pasi kriminelët mund ti nxirrnin nga burgu edhe pa të.

Statusi i plotë i Tomorrit:

Ky neni 42 bis qe miratoi qeveria per te izoluar kapot e krimit, po rezulton aq shume efektiv saqe cunat po izolohen nje nga nje neper shtepiat e tyre.

Te pakten te na kishit kursyer ato leket qe u shpenzuan per reformen ne drejtesi, vettingun dhe SPAK-un se s’kemi takat ne te mbajme rroga 5 milione lekeshe per gjyqtare dhe prokurore. Mezi po paguajme pensionet.

Shoket mund t’i nxirrnit njesoj edhe pa reforme, dmth pa i marre leke popullit.

Por nejse. Ka fjale se SPAK-u do merret vetem me gjobat e makinave. 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here