Standard.al

E zbulon gazetari: Ja kush ishte ambasadori që i uli sot palët në tryezë

0

Kush ishte personi që bashkoi palët politike sot dhe i uli në tryezën e bisedimeve.

Gazetari Robert Rakipllari i ftuar në “Opinion”, në Tv Klan, zbuloi se ky person është ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Duncan Norman.

“Bazamenti i gjithë kësaj histoire është rezoluta e Bundestagut gjerman. Është negociuar mes të djathtës e të majtës së Bundestagut gjerman. Unë di që në një tryezë që është bërë për Reformën Zgjedhore në Sheraton me përfaqësuesit e komisionit të reformës ku ka shkuar edhe përfaqësuesi i opozitës së bashkuar z.Ivi Kaso, ka pasur një ndërmjetësim të fortë amerikan. Z.Palmer ka pasur bisedë telefonike me z.Basha që opozita të jetë e përfaqësuar në atë tryezë dhe procesi ka vijuar më tej me ndërmjetësim ndërkombëtar. Së fundmi, negociatori kryesor që ka ulur palët në tryezë është ambasadori britanik në Tiranë”, u shpreh Rakipllari.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.