Reagon Shehu: ‘Kryeministri, edhe sot në QSUT: Bota fillon me mua!

0
115

Ish- ministri i PD, Tritan Shehu ka thënë se përurimi i sotshëm i spitalit të ri kirurgjikal në QSUT nuk është projekti më i madh në 90 vite në shëndetësinë shqiptare, pasi ai është një vazhdim i projektit 20 milion euro të 2012.

Shehu thotë se Rama dhe kësaj radhe nuk tha asgjë por vijon me moton ‘Bota fillon me mua’ dhe shtoi se kryeministri nuk tha asnjë fjalë as për rrogat e papaguara të personelit të QSUT.

POSTIMI I TRITAN SHEHUT

Si gjithmone per Kryeministrin edhe sot ne QSUT: “Bota fillon me mua”, por pa bere asgje!

Ai mbajti nje fjalimi gjithe “perfshires” pa thene asgje.

Vetem per politikat shendetesore, objektivat e domosdoshme te zhvillimit te sistemit, strategjive, qe duhen aplikuar per ta nxjerre ate nga Varferia Afrikane ku eshte zhytur, nga “zhdukja” e mjekeve ne vend, decentralizimin spitalor, etj etj nuk foli.

Kryefjala si gjithmone ishte e qarte “Bota fillon me ate”, por pa asnje zhvillim.

Nuk tha ate qe eshte realiteti, se ky projekt i Kirurgjise me vlere reth 12 ME eshte i vertet i rendesishem, por nuk eshte as me i madhi ne shendetesine shqiptare ne keto “90 vite” sic u mbur ai, as i vetmuar.

Ai eshte nje vazhdim i projektit te perfunduar me 2012 me vlere reth 20 ME kur u vune ne funksion Laboratori Qendror, Qendra e Sterilizimit qe te dyja ai tashme ja kaloi privatit me PPP, Imazheria qe dhe kjo rrezikon t’i kalohet privatit, Urgjenca Kirurgjikale e Medikale, Qendra teknologjike etj, qe shpresoj te mbeten pjese e atij spitali, si mesazh i asaj qe duhet te jete nje i i tille.

Pra ne fakt nuk tha asgje, ndersa sistemi yne shendetesor po rrenohet per dite, po largohet cdo cast nga qytetaret e po ngel pa mjeke e personel.

Ne fakt nuk tha as nje fjale as per rrogat e pa paguara te personelit te QSUT, te cilet une desheroj tu uroj Pune te Mbare ne detyren tuaj fisnike edhe ne keto ambjente te reja!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here