Me foto! Zbulohet i dashuri indian i modeles Agnesa Vuthaj. 57 vjeçari bisnesmen…

0
306

 

Magazina.al” ka zbuluar lidhjen e dashurisë së ish-missit Agnesa Vuthaj me biznesmenin nga India, Chetaan Sandesara.

Sandesara, 57 vjeç, është 23 vite më i madh se Agnesa dhe për më tepër, është në kërkim nga policia.

Biznesmeni është i akuzuar për mashtrim. Ai dhe familja e tij po përndiqen nga India lidhur me dyshimet për mashtrimin e një konsorciumi të bankave me rrreth 600 milionë euro.

Sipas “Magazina.al”, dyshja është njohur në Dubai, ku Sandesara ka bizneset e tij (përveç bizneseve të tjera në shumë vende të botës).

Aktualisht, biznesmeni po jeton në Nigeri, vend i cili është vizituar edhe nga Agnesa.

Lidhjen e tyre e dëshmon edhe një video e Sandesara-s dhe Agnesës në avionin privat të biznesmenit, ku ish-missi e filmon dhe i kërkon në anglisht të thotë diçka.

Gjithashtu, një vit më parë Agnesa i mundësoi një takim partnerit të saj me ish-kryeministrin, Ramush Haradinaj.

Biznesmeni u prezantua nga Haradinaj si përfaqësues i “Sandesara Group nga Nigeria”.

Tashmë, partneri i Agnesës po eksploron industrinë e naftës dhe gazit në Nigeri, ndërkohë që është në biseda për të blerë një ndër hotelet më të njohura në Tiranë.

Burime të sigurta për “Magazina.al” kanë treguar se biznesi do të jetë në emrin e Agnesa Vuthajt.

 

Shqipëria merr kryesimin e OSBE-së. Mendoni se Edi Rama do të luajë rol domethënës në drejtimin e këtij institucion të rëndë

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here