Koncensionet dhe tenderat! Brahaj tregon shkeljet: Si përmes “Shqipëria 1 Euro” po favorizohen bizneset

0
117

 

Drejtuesja e Open Data Albania, Aranita Brahaj, në një intervistë të dhënë sot për gazetaren e Fax News Mirilda Tili, ka folur mbi koncensionet që janë shënuar me flamur të kuq.

Brahaj tha se qendra që ajo drejton monitoron tenderimet publike në vend, dhe vlerëson riskun në bazë të disa elementëve që janë numri i kompanive që janë në garë, apo kushtet shepesheherë klienteliste që vendosin institucione të caktuara.

“Algoritmi me të cilën ne punojmë vlerëson riskun në bazë të elementëve bazikë, psh, nëse kemi një garë me një konkurentë të vetëm, gjë që ligji e pranon, por është e pamundur që të jetë e tillë në kushtet e një tregu konkurentë.

Ky flamur i kuq është një sinjal dhe për gazetarët që të hetojnë lidhur me kontratën.

Nëse në një garë marrin pjesë 10 konkurentë dhe skualifikohen të gjithë, atëherë ai që mbetet në garë jo domosdoshmërisht ka ofertën më të mirë ekonomike, dhe ky është një tjetër rast që duhet të vendoset alarmi i flamurit të kuq.

Ka kritere të tjera që shkelen, një prej tyre dhe afatet kohore, në raste të caktuara kriteret që vendosen janë në baze klienteliste, janë preference për një kompani të caktuar që favorizojnë x kompani”, tregon Brahaj.

Ndërkohë që gazetarja foli dhe për mungesën e investimeve të huaja, duke thënë se ndryshimi i politikave sa në një ministri në një tjetër krijon pasiguri në radhët e tyre.

“Në ndërmarrjet publike shohim që nuk angazhohen për mirëmbajtjen e shërbimeve, marim ujësjellsat që shpenzojnë për mobilje dhe për makina, por jo për përmirësimin e shërbimeve tek qytetarët.

Edhe bizneset e huaja e shohin me frikë investimin në vendin tonë, pasi vetëm në Shqipëri mund të ndodhë që ministri ditën e parë që vjen në detyrë thotë do anuloj këtë apo atë koncension. Nuk ka garanci që nga një qeveri në tjetrën të ketë vazhdimësi të kushteve të kontratës”, u shpreh Brahaj.

Një tjetër pikë në të cilën u ndal biseda ishte dhe ‘Shqipëri 1 euro’, një nismë e qeverisë Berisha, që duket se pas kontestimeve, po aplikohet në masë dhe nga qeveria e Edi Ramës.

Vetëm në vitin që lamë pas janë lidhur 8 kontrata, duke ofruar pronë publike, që sipas gazetares duhen parë me kujdes, kushtet në të cilët këto biznese apo OJF kanë përfituar.

“Ne bëmë një hulumtim, Shqipëria 1 euro, për t’u dhënë investitorëve potenciale që të marrin prona, dhe të bëjnë investime për një periudhë që shkon deri në 60 vite, vetëm për një euro. Shqipëria 1 euro vazhdon që të procedohet dhe nga qeveria e majtë, që dikur e ka kontestuar këtë proces. Vetëm në vitin 2019 janë lidhur 8 kontrata nga 7 kompani, është vetëm një kompani e huaj që është korene, dhe që pritet të bëjë një investim në zonën e Fierit.

Kompanitë e tjera janë dhënë për kompani shqiptare, madje nga kjo ka përfituar dhe një OJF, me pretendimin se me kalimin e kohës do të punësonte njerëz, po ashtu ka përfituar dhe një ent mediatik. Këto kontrata duhen monitoruar se ne nuk kemi pasur mundësi që të mësojmësa persona do të punësojnë këto OJF apo kompani, çfarë kualiteti punësimi do të prodhojnë këto që kanë përfituar mijëra metra tokë shtetërore. Kodi Civil në Shqipëri parashikon që pas 20 vitesh mirëadministrimi të një prone shtetërore të lind e drejta që të shkosh në Gjykatë dhe të kërkosh pronësinë’, u shpreh Brahaj.

Kujtojmë se pak ditë më parë Open Data publikoi dhe kompanitë që kanë përfituar nga Shqipëria 1 euro, mes tyre dhe Fundjavë Ndryshe e Arbër Hajdarit.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here