Gjykata pushoi akuzën për falsifikim/ Ristani: Fakti nuk ekziston, akuzë e montuar politikisht

0
120

Gjykata e Tiranës ka pushuar sot çështjen ndaj tre zyrtarëe të Partisë Demokratike të cilët akuzoheshin për falsifikim në çështjen e lobimit rus.

Gjykata pushoi kësisoj çështjen ndaj kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, Arben Ristanit dhe Ilir Dervishit.

“Fakti nuk ekziston, veprimet e kryera nuk janë të rrezikshme por janë normale dhe të bazuara në ligj. Për këtë arsye gjykata vendosi të pushojë çështjen. Prokuroria në këtë rast është një rast i pastër për t’i treguar publikut si shndërrohet një organ i drejtësisë kur frustrohet nga dhuna politike. Prokuroria kërkoi dy gjëra më pas vjen edhe një urdhër i tretë që përjashtonte një prej prokurorëve, pra një çorganizim. Akuzë e montuar politikisht. kanë qenë veprime totalisht ligjore nga ana e PD. Sado që të ndikojmë tek drejtësia gjithmonë do ketë njerëz që do japin drejtësi. Drejtësia është ajo që i mungon këtij vendi. PD ka paguar para që rrjedhin nga buxheti i saj dhe që rrjedhin nga KQZ”, tha Ristani pas seancës ku u pushua çështja në ngarkim të tij dhe dy zyrtarëve të tjerë të PD-së.

“Unë parashikoj që njerëzit e drejtësisë do të japin drejtësi dhe që brenda prokurorisë ka njerëz të përgjegjshëm. Falsifikim me mosveprim është një akuzë që dhe një studenti t’ia thuash… A mund të ketë logjikë normale? Erdha sepse në karrierën time këtë sallë e kam parë nga pozicioni i gjykatësit e avokatit kisha kuriozitet ta shikoja dhe si i akuzuar”, u shpreh Ristani.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here