Gjekmarkaj: Do ishte e turpshme nëse ka marrëveshje PD-PS për listat e mbyllura! Duhen listat e hapura

0
82

Analisti Agron Gjekmarkaj u pyet nëse mendon se ka marrëveshje mes palëve për të pasur lista të mbyllura në zgjedhje.

Gazetarja: Përse nuk bëhet bashkë politika për ta ndryshuar sistemin zgjedhor? Mos ndoshta ka një marrëveshje mes palëve, se mirë Rama e dimë, por pse edhe zoti Basha kërkon të mos ndryshojë çështja e listave të mbyllura në këtë sistem.

Agron Gjekmarkaj: Unë mendoj që ky sistem ka nevojë të ndryshojë Mendoj se ndryshimi do të ishte e udhës të testohej nëpërmjet fjalës së shoqërisë, nëpërmjet referendumit., duke i paraqitur disa alternativa, ku do të çlironte në njëfarë mënyre të gjitha palët nga akuza dhe nga ngërci. Sigurisht që Ramës, që bashkë me Berishën, për hir të së vërtetës, në vitin 2018 e bënë këtë marrëveshje për të vendosur kultin absolut të kryetarëve të partive, hegjemoninë mbi listat dhe mbi njerëzit, për t’i pasur ato thjesht si instrumente, në mënyrë që këta njerëz të shndërroheshin praktikisht vetëm në zërin e ndërgjegjës së tyre të brendshme.

Prandaj, u krijua ky ligj me listat e mbyllura. Mendoj se ka ardhur koha që diçka të ndryshojë që të prodhohet sa më shumë demokraci e brendshme tek partitë dhe të prodhojë sa më shumë demokraci për shoqërinë. Nëse ka marrëveshje mes palëve, do të ishte një gjë e turpshme që koha do ta tregojë. Nëse nuk ka marrëveshje, mendoj se në vazhdim të asaj që është në diskutim reforma zgjedhore, qëndrimet do të dalin gjithmonë e më tepër në pah. Përsa i përket opozitës, të cilës nuk i intereson mendoj unë status quo-ja dhe nuk i intereson të jetë në këndin e ringut, ku akuzohet nga Edi Rama dhe propaganda e tij, mendoj se duhet të dalë me një qëndrim më të qartë sa i përket sistemit zgjedhor. E ka të domosdoshme të artikulojë qartësisht se çfarë sistemi zgjedhor dëshiron ajo dhe ta bëjë betejën e saj mbi të gjitha të argumentuar. Opozita duhet të mendojë se ç’të mira mund t’i sjellë vendit, se çfarë standardesh duhen që të afrojnë vendin më afër BE-së, por edhe sigurisë zgjedhore në Shqipëri./News 24

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here