Standard.al

Refuzimi i ligjit nga Presidenti, Desir i OSBE: Asgjë në legjislacionin e ri nuk duhet të pengojë lirinë e shprehjes dhe mediave

0

Zyra e OSBE në Vjenë për Lirinë e Mediave ka reaguar sot për paketën e ligjeve “anti-shpifje”, e cila nuk u dekretua nga Presidenti Ilir Meta. Në një deklaratë për mediat, kreu i zyrës së OSBE për mediat, Harlem Désir deklaron se është njohur me argumentet ligjore të kreut të shtetit dhe se është gati të punojë me qeverinë “Rama” për përmirësimin e ligjit.

“Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Désir, mori sot nga Zyra e Presidentit të Republikës së Shqipërisë Ilir Meta dokumente shpjeguese mbi arsyet e kthimit në Parlament të ligjeve për Media audiovizuale dhe Ligjin për Komunikimi Elektronik në Republikën e Shqipërisë. Në funksion të ekzaminimit të ri të ligjeve nga Parlamenti, Përfaqësuesi konfirmon se ai është i gatshëm të vazhdojë të punojë me autoritetet e Shqipërisë për të përmirësuar ligjet, veçanërisht në çështjen e nivelit të gjobave dhe respektimin e parimit të proporcionalitetit si të parashikuara në të drejtën ndërkombëtare”,- thuhet në deklaratën për media të OSBE-së.

OSBE i jep të drejtë kreu të shtetit në argumentet e kthimit të paketës ligjore, ndërkohë që qeveria pretendon se OSBE i ka dhënë dakordësinë për miratimin e këtij ligji. Fakti që OSBE thotë se rikthimi i ligjeve është një mundësi që ato të jenë me standarde ndërkombëtare, do të thotë se paketa që ka miratuar aktualisht qeveria nuk i ka këto standarde.

standard.al

https://www.osce.org/representative-on-freedom-of-media/443719

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.