“Askush nuk më ka ndihmuar pas tërmetit”/ Banori thirrje për ndihmë: Nuk kemi ku të flemë, kemi frikë!

0
82

Një banor i fshatit Tujan të Tiranës tha për “FaxNews” se vijojnë të ndjejnë frikën nga lëkundjet e tokës. Sipas tij, ekspertët thjesht kanë thënë se shtëpia e tyre është e pabanueshme, por nuk kanë ofruar asnjë zgjidhje.

“Natën nuk flemë këtu se kemi frikë, shkojmë tek djali. Çdo natë bie tërmet, kemi frikë ne. Mund të ketë prapë lëkundje edhe nuk na zë gjumi. Kur ra tërmeti ishim të dy në dhomë, bashkë me plakën. Shtëpia u dëmtua që në tërmetin e shtatorit, por dëmtimet më të mëdha i dha ky.

Nuk ka marrë asnjeri masa. Vijnë thonë është e pabanueshme edhe ikin. Kanë ardhur turq ta shohin, kanë ardhur ata të komunës ta shohin, por thjesht kanë thënë është e pabanueshme dhe ikën. Nuk na kanë parë me sy. Pleqtë nuk i do kush”, u shpreh i moshuari.

“Unë të them dua lekë, nuk më jep njeri. Me thënë dua materiale, nuk më jep njeri. Më kanë thënë për leje ndërtimi ose riparimi, por unë nuk dua leje. Unë nuk kam mundësi ta riparoj vetë. Dua pak lekë për të marrë disa materiale. Kam kaluar 300 shtete, asnjë nuk më ka ndihmuar”, tha banori.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here