FOTO-VIDEO/ Tërmeti katastrofal shkatërron një nga bukuritë më të mëdha

0
122

Një nga mrekullitë natyrore të Puerto Rico’s është shkatërruar plotësisht si pasojë e një tërmeti të fuqishëm.

Siç mund ta shikoni edhe në fotot e mëposhtme, forma e shkëmbit (si dritare) ishte tepër magjepsëse.

Shumë turistë nga e gjithë bota tërhiqeshin nga mrekullia natyrore në fjalë që ishte buzë detit dhe bënte për vete këdo që e shikonte.

Kujtojmë se një tërmet me magnitudë 6.0 ka goditur Puerto Rikon ditën e sotme, duke shkaktuar dëme edhe më të mëdha pas tërmeteve të disa ditëve më parë që shembën shumë shtëpi e shkolla.

Raportohet se tërmeti ndodhi 12 kilometra në jug të Indios me thellësi prej 9 kilometrash nën det. Ende nuk është raportuar për viktima.

Puerto Riko u godit nga tërmete të njëpasnjëshme javën e kaluar.

Të martën, tërmeti që goditi vendin kishte magnitudë 6.4 ballë. Ishte pikërisht ky, tërmeti i cili shkatërroi mrekullinë natyrore në Puerto Rico.

  

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here