Pedagogët ende pa paga/ Vokshi ‘zbulon’ të vërtetën: Qeveria mendon vetëm për koncensione e udhëtime luksi

0
118

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka denoncuar serish faktin që pedagogët nuk kanë marrë ende pagat e muajit dhjetor.

‘Buxheti i koncensioneve dhe shëtitjet për propagandë lënë ende pa rroga pedagogët.

12 mijë familje pedagogësh presin pagën që ua mban qeveria për allashverishet e saja.

Dita e 10 e muajit janar dhe ende asnjë pedagog nuk ka marrë rrogën, ndërkohë që entourage-i qeveritar ha e pi në restorante të shtrenjta, ku shishja e verës kushton 500 euro.

Paga, e ardhura e vetme në familjen e pedagogëve i ka detyruar shumicën e tyre të marrin borxh për të shlyer faturat e shërbimeve jetike.

Partia Demokratike kërkon që Qeveria të kalojë urgjentisht  pagat  e pedagogëve e të lehtësojë sadopak fillimin e këtij viti për 12 mijë familje e për dhjetëra mijëra fëmijë.-denoncon Vokshi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here