Bardhi mbledh strukturat në Lezhë: PD nuk do të tërhiqet nga kauza për zgjedhje të parakohshme

0
129

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi mori pjesë në mbledhjen e Kryesisë së PD në Lezhë.

Takimi vjen në kuadër të aksionit opozitar dhe shpalosjes së programit që Partia Demokratike iu ofron shqiptarëve si alternativë për të nxjerrë vendin nga humnera ekonomike që çoi dhe po çon keqqeverisja Rama.

Gjatë diskutimeve u analizuan fakte dhe u sjellen shembuj se si lezhjanët dhe mbarë shqiptarët janë braktisur nga shërbimet qeveritare që ligji ua jep,dhe se PD nuk do të tërhiqet nga kauza e saj e drejtë për zgjedhje të parakohshme vendore dhe qendrore.

Pas mbledhjes ku u lanë detyra dhe objektiva konkret, z.Bardhi u prononcua për mediat, ku ndër të tjera tha se, një kryetar bashkie në Qarkun Lezhë po verifikohet si i përfshirë në ngjarje kriminale, dhe se për këtë PD ka indicie të forta.Dokumentimi i plotë shtoi Bardhi,do të pasohet me denoncim publik si me rastin e Shkodres,Vaut të Dejes,Vorës, Mallakastres etj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here