‘Vizionari Rama dhe dështimet spektakolare’

0
130

Nga Prof. Elmaz Sherifi –

Kryeministri e parashikon 2020 vitin më të suksesshëm të qeverisjes së tij 7 vjeçare! Dhe duhet “besuar”. Sepse sipas “vizionarit” në Shqipëri nuk ka krizë politike e shqiptarët janë të “lumtur” që ra tërmeti, pasi nga Programi i Rindërtimit do të vijë rritja ekonomike!

Ju po e shihni sa bukur ka filluar ky vit. Vrasjet dhe largimet nga Shqipëria zënë faqet e para të gazetave.

“Vizionari” deklaroi para gazetarëve se shikon më larg e më larg se kushdo!

Prandaj në politik luan si shahist. Ai në 2019-n parashikoi ndryshimin e kufijve të Kosovës! Ju kujtohet si insistonte që marrëveshja me Serbinë të bëhej pa humbur kohë, sepse, sipas vizionarit, e dëshironin edhe SHBA-të?

Sa gazetarë u mrekulluan ato ditë! Se lëvizja e “vizionarit” do bashkonte Shqipërinë me Kosovën dhe “ndërmjetësuesi” e parashikonte “vizionarin” si kandidatin numër 1 për President!?

E tillë është edhe nisma për Shengenin Ballkanik!

Nuk do më dalë shpirti pa hequr kufijtë në Ballkan, – deklaroi “Vizionari”! Këtu ka një pikëpyetje. Cili është ideatori? Se e pretendon Vuçiç, Sejdiu, Atifete dhe Vizionari!

Duke e pretenduar “Vizionari”, humbi mbështetjen te të gjithë kosovarët! I pari është Albini! Nëse do hapen kufijtë, përse u ngrit trau me pagesë në Rrugën e Kombit?

Le të presim. Ambasadorja e SHBA deklaroi se çështja e parë e agjendës së saj është zgjedhja e krizës politike në Shqipëri. “Vizionari” nuk pranon se ajo ekziston. Të shohim si do e bindë ambasadoren, se shqiptarët janë të “bindur” se jetojnë mrekullitë!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here