Klodiana Lala zbulon detaje nga vrasja e Kastriot Reçit/ Ka dyshime që autori i vrasjes të jetë një shtetas i huaj…

0
169

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje lidhur me vrasjen e bujshme të Kastriot Reçit, dy ditë më parë, në qendër të Rrëshenit. Sipas Lalës, autori ka qëndruar për pesë orë në apartamentin e një pallati që ka qenë i boshatisur, për të pritur Reçin.

Lala bën me dije se, që prej vrasjes së vëllait të Reçit, dy vjet më parë, ky i fundit i kishte lëvizjet e kufizuara dhe shoqërohej gjatë gjithë kohës nga familjarë të tij. Më tej, Lala sqaron se ka dyshime që autori i vrasjes të jetë një shtetas i huaj.

“Apartamenti ku qëndronte për të pritur Kastriot Reçin ka qenë bosh. I gjithë pallati ishte bosh fare. E ka pritur 5 orë e gjysmë Reçin. Që nga vrasje e vëllait ai kishte marrë masa dhe shoqëroej vetëm me familjarët, i kishte shumë të rralla lëvizjet. Ai është gjuajtur në distancë sepse kishte lëvizje të kufizuara, njerëzit e afërt qendronin gjatë gjithë kohës me të. E ka qëlluar vetëm me një plumb dhe më pas ka zbritur nga pallati veshur si femër me një fustan të zi me tuta poshtë dhe flokë të lidhura bisht mbrapa. Në apartament është gjetur një kanatiere e grisur, një pako me kikirikë që i ka ngrënë gjatë kohës së pritjes. Planimetria e apartamentnit ishte shkruar në gjuhë të huaj, mënyra sesi ngjitesh është shkruar në gjuhë të huaj. Ka dyshime që vrasësi është i huaj. Rezulton që kur është larguar ai e ka hedhur armën disa metra larg pallatit ndërsa parkun e bashkë me fustanin e ka hedhur poshte urës së tregut të fruta perimeve në Rrëshen”, tha Lala, në studion e “Opinion”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here