Standard.al

I dënuar më parë/ Tentoi të grabiste banesën e emigrantit, arrestohet 35-vjeçari

0

Telefonata e qytetarit dhe reagimi në kohë i policisë, parandalon vjedhjen e banesës të një emigranti.

Policia ben me dije se ka arrestuar nje te ri, 35-vjecar, qe po vidhte brenda baneses se nje emigranti ne Korçe.

NJOFTIMI 

Në numrin 129 të policisë, një qytetar ka njoftuar se në lagjen nr. 4 Korçë, në banesën e shtetasit P. N., (emigrant) një shtetas kishte hyrë për të vjedhur.

Menjëherë pas marrjes së këtij njoftimi shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, kanë shkuar drejt adresës së raportuar, ku kanë konstatuar në ambjentet e brendshme të banesës, shtetasin L. Sh., 35 vjeç, i cili po tentonte të kryente vjedhje.

Policia arrestoi në flagrancë shtetasin L. SH., (i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”) dhe materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.