Standard.al

E bujshme/ Interi firmos me mbrojtësin e talentuar shqiptar

0

Interi është duke zhvilluar një sezon fantastik nën drejtimin e trajnerit Antonio Conte. Zikaltrit po mundohen që në këtë merkato të përforcohen me element cilësorë si dhe talente që do ti shërbejnë të ardhmes. Drejtuesit ziklatër kanë arritur marrëveshjen me talentin shqiptar.

Bëhet fjalë për Andi Hotin, që është i vitlindjes 2003, luan si mbrojtës dhe është bërë zyrtarisht pjesë e klubit zikaltër ditën e sotme, pasi është transferuar në mënyrë definitive nga klubi i Zyrihut në Zvicër. Hoti ka qenë pjesë e Kombëtares Shqiptare U17 në muajin qershor të 2019-ës, por më pas ndërroi mendje dhe zgjodhi të vazhdojë me të njëjtën grupmoshë të Përfaqësueses së Kosovës.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.