Dade krah të Haradinaj: Sulmi i Ramës i papranueshëm, Vuçiç nuk ka nxjerrë mësime nga dashamirësia e Shqipërisë

0
112

Ish ministrja e punëve të jashtme Arta Dade e ftuar në Rtv Ora, dënoi ashpër fushatën e Serbisë për tërheqjen e njohjeve të Kosovës.

Ndërsa nismën për shengenin ballkanik e konsideron një investim bosh.

Dade: Serbia vazhdon të punojë për tërheqjen e njohjeve. Nuk është nocion ligjor por kjo tregon se Serbia nuk ka nxjerrë asnjë mësim nga dashamirësia që Shqipëria ka treguar duke e vendosur presidentin Vuçiç në krye të një nisme e cila është mbivendosjen, nuk është nismë e re. Jam dakord me të gjitha shqetësimet që kanë ardhur nga Kosova por edhe gjithë klasa politike në Shqipëri. Është një nismë që nuk të çon askund. Shqipëria dhe të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor janë të inkuadruara në mjaft nisma rajonale që kanë qenë edhe efikase. Ato elementë që këta rreken ti zgjidhin brenda vendeve të tyre përpos faktit që nuk kemi ansjë vijë kufitare me Serbinë. Është kohë e humbur kot nga problemet kardinale që kemi sot. Aq më tepër që nuk kemi rakordim me autoritetet e Kosovës.

Dade me nota kritike foli edhe ndaj kryeministrit Rama për sulmet verbale ndaj kryeministrit të Kosovës Haradinaj.

Dade: Është i papranueshëm sulmi që kryeministri i Shqipërisë i ka bërë kryeministrit në detyrë të Kosovës. Kryeministri e humbet toruan në momente të caktuara dhe në mënyrë aspak diplomatike, në mënyrë të papranueshme diplomatike sulmon. Do të ishte e papranueshme edhe për një autoritet të një vendi tjetër që nuk është as miqësor me ne. Nuk e di pse ndodhin. Këto tregojnë një kryeministër që nuk është i qetë dhe kërkon të imponojë vullnetin e vet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here