Dashamir Shehi flet ‘pa dorashka’: Do të kapërdija çdo lloj sistemi vetëm që zgjedhjet të bëhen në pranverë

0
131

Kryetari i LZHK-së Dashamir Shehi gjatë diskutimeve për ndryshimin e Refromës Zgjedhore, u shpreh se duhet të ndryshojë sistemi aktual,dhe të implemetohet një sistem propocional kombëtar.

Shehi u shpreh se nëse shkojmë në zgjedhje në pranverë do të kapërdinte çdo lloj sistemi dhe më pas të implementohen ndryshime që garantojnë një proces të drejtë.

“Nëse zgjedhjet do të bëhen me 2021, do bëhen sipas tempit normal, nuk ka kuptim të bëhen me këtë sistem që po implementojmë. Shqipëria duhet të këtë kurajo të ndryshojë sistemin. Nëse zgjedhjet bëhen në pranverë, do ta pranoj këtë gjysëm marrëveshje. Sistemin duhet të ndryshohet nëse zgjedhjet bëhen në 2021. 18 muaj janë një kohë e mjaftueshme që të hyjnë lojtarë të rinj në fushë.

Shipëria ka nevojë për sistem të ri elektoral që ta bashkojë Shqipërinë. Ky që është sot e ndan Shqipërinë. Ne krijojmë ndarje këtu në një vend fare të vogël. Na duhet një sistem propocional kombëtar. Shqipëria ka nevojë që të unifikohet. Unë jam për propocional kombëtar. Unë jam për sistemin e drejtë. Nëse do të kemi shans që të bëhen zgjedhjet në pranverë, do të kapërdija çdo lloj sisetmi. Nëse ne do të votojmë në 2021 ne duhet të ndryshojmë sistemin.”- u shpreh Shehi.

Ndërkaq ish ministri Drejtësisë Ylli Manjani, u shpreh se në këtë vend poltika ‘harron’ të shkojë në zgjedhje, duke shtuar se duhet krijuar mundësia e ushtrimit sa më shpesh dhe sa më shumë të ushtrimit të demokracisë, dhe ushtrimi i demokracisë bëhet përmes zgjedhjeve.

“Politika harron të shkojë në zgjedhjet. Zgjedhje të parakohshme kemi shkuar vetëm në 97,kohë lufte.Populli shqiptar duhet të vendosi, dhe populli shqiptar nuk vendos. Nëse politika nuk ka kohë të merret me emërime e me tendera sepse duhet të merret me zgjedhjet, normalisht që kemi arritur diçka. Duhet krijuar mundësia e ushtrimit sa më shpesh dhe sa më shumë të ushtrimit të demokracisë, dhe ushtrimi i demokracisë bëhet përmes zgjedhjeve.”- u shpreh Manjani.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here