Standard.al

‘Tallja e Kryeministrit me të dëmtuarit nga tërmeti’/ Reagon ashpër Spahia: Fshihet pas Ahmetajt e shpik procedura

0

Përmes një postimi në Facebook, ish deputeti i PD-së Bardh Spahia, shprehet se qeveria e Edi Ramës, është më e paafta në 107 vjet ekzistencë të shtetit shqiptar.

“Edi Rama duhet larguar sa më parë, që ky vend të marrë frymë e qytetarët të kenë një qeveri që u shërben, e jo që tallet me ta”, shkruan ish-deputeti demokrat.

Postimi i plotë i Bardh Spahisë:

TALLJA E EDI RAMES ME TE DEMTUARIT NGA TERMETI

Qeveria e Edi Rames e meriton plotesisht emertimin si qeveria me e paafte qe ky shtet ka njohur ne 107 vite jete. 40 dite pas termetit te 26 Nentorit nuk ka ende nje liste te familjeve te demtuara!!!! Sa e veshtire mund te jete te besh nje liste te tille! Si mundet qe te mos menaxhohet dot nje situate lokale? Nje kryeminister qe beri xhiro lart e poshte ne Durres, Kruje e Tirane, pasi shtyu edhe me tre muaj gjendjen e fatkeqesise natyrore, pas 40 ditesh vendos se situaten duhet ta marrin ne dore bashkite??? E ata qytetare te prekur nga termeti duhet te rinisin procesin e deklarimit te demeve??? A ka me tallje se kaq? A ka pacipesi me te madhe se kjo?

Ky kryeminister duhet te thote nese e ka arken bosh e po fiton kohe ne kurriz te njerezve qe kane humbur investimet e jetes se tyre! Pse fshihet pas Arben Ahmetajt e shpik procedura kur 10 dite pas termetit deklaronte se edhe po te merrte asnje lek nga jashte, do i rindertonte shtepite me fondet e saj se ishte me i miri e me i zgjuari? Me ze e figure e ka thene! Pse fshihet si burracak, pasi beri premtime pa asnje llogjike e mbi te gjitha pa bere transparence te fondeve qe ka siguruar deri tani? Fatkeqesisht, e verteta eshte e hidhur: paaftesia e makuteria jane bere bashke e asnje shprese nuk ka per banoret e prekur nga termeti, se kjo qeveri do i jape zgjidhjen qe meritojne.

Edi Rama duhet larguar sa me pare, qe ky vend te marre fryme e qytetaret te kene nje qeveri qe u sherben, e jo qe tallet me ta.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.