Ngjela i kundërvihet keq Ramës: Gaboi me dëbimin e mësuesit turk, vesh brekushe për të afektuar Erdoganin

0
99

Avokati Spartak Ngjela deklaroi në Rtv Ora se kryeministri Rama ka shkelur të drejtën ndërkombëtare me dëbimin e mësuesit turk, i dyshuar si pjesë e lëvizjes gyleniste.

Ngjela: Derisa vesh brekushe për ta afektuar Erdoganin, do të dorëzonte dhe këtë. Ku di Rama se çfarë është e drejta ndërkombëtare. Rama nuk njeh ligjin e brendshëm të vetin. Bëri gabim.

Në një tjetër rast të ngjashëm në Kosovë u dëbuan 5 shtetas turq rreth një vit më parë.

Ngjela: Atë e bëri Thaçi dhe tha nuk e dija. Erdoganin me Iranin e ke, edhe Beogradi. Shqipëria është e fortë nuk e prek njeri me aleancën e madhe që ka. Kot lodhen. Rruga më e mirë e tyre është ti nënshtrohen fatit.

Mbrëmjen e së mërkurës, policia shqiptare dëboi një mësues turk, Harun Çelik, i cili rreth gjashtë muaj më parë ishte kapur në Rinas në tentativë për të dalë me dokumenta false në drejtim të Kanadasë.

Pasi vuajti një dënim të formës së prerë, u vendos që sipas legjislacionit shqiptar në fuqi, ai të dëbohet drejt vendit të tij, Turqisë.

Pyetjes së “Zërit të Amerikës” nëse Harun Çelik kishte kërkuar strehim e mbrojtje nga Shqipëria si një veprimtar politik i rrezikuar në atdheun e tij në Turqi zëdhënësi i policisë së shtetit Gentian Mullaj, iu përgjigj se “nuk kishte informacion tjetër”.

Mësuesi 42 vjeçar, Harun Çelik, në Turqi dyshohet së është pjesëtar i lëvizjes Gulen, e për këtë arsye, në tentative për t’iu shmangur kërcënimeve në vendin e tij, u kap në aeroportin e Rianasit me dokumentacion fals.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here