Mjeti luksoz përplaset me shtyllën, shoferi arratiset, largon dhe makinën me karrotrec

0
133

Një automjet luksoz, tip BMW seria 7 është përplasur mbëmjen e së hënës me një shtyllë betoni të ndriçimin rrugor.

Burime nga vendngjarja konfirmojnë se menjëherë pas përplasjes drejtuesi i mjetit, rreth 30 vjeç, ka dalë nga makina zvarrë, ka hequr targat e mjetit dhe është larguar pas pak minutash me një automjet tjetër.

Ngjarja ka ndodhur në aksin nacional Uznovë-Poliçan.

Po të njëjtat burime konfirmojnë se 20 minuta më vonë në vendin e aksidentit ka mbërritur një karrotrec që ka lëvizur makinën nga vendngjarja.

Në vendin e aksidentit kanë ngelur vetëm pjesët e automjetit të dëmtuar, që duket se është përplasur në pjesën ballore.

Burimet në vendngjarje konfirmojnë se drejtuesi i mjetit ka qenë me shpejtësi dhe në kthesë ka humbur kontrrollin për shkak edhe të lagështirës në rrugë dhe është përplasur me shtyllën.

Nuk dihet ende se kush ka qenë drejtuesi i mjetit, ndërkohë që policia po punon për identifikimin e tij dhe zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe largimit të tij nga vendngjarja.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here