HOROSKOPI javor nga Paolo Fox, zbuloni ç’kanë parashikuar yjet për datat 6-12 janar

0
104

Dashi: Java nuk do të fillojë fort e mbarë për shkak të stresit që keni përjetuar në ditët e kaluara dhe të zënkave me partnerin, që duket se nuk po sosin. Shkas do të bëhet edhe Hëna që do të kalojë në shenjën e Demit së bashku me Uranin. Por, në fundjavë situata do të përmirësohet dukshëm. Do të krijohen kushtet e duhura që të bëni një investim apo një projekt të vogël.

Demi: Venusi do të kalojë në shenjën e Ujorit dhe do të jenë çështjet e zemrës ato që do t’jua ndërlikojnë jetën. Mosmarrëveshjet me partnerin do t’ju bëjnë të ndiheni nervozë, por do të jetë familja e ngushtë ajo që do t’ju ndihmojë të dilni nga kjo gjendje. Atmosfera e tendosur do të ndikojë dhe në punë. Do të bënit mirë të përveshnit mëngët, në mënyrë që t’ia dilni mbanë.

Binjakët: Venusi dhe Marsi të kthyer nga shenja juaj do t’ju japin krahë dhe do të bëhen shkas për takime të reja, gjatë të cilave do të lini përshtypje të mira. Mund të keni mosmarrëveshje me miqtë, kurse për beqarët parashikohen risi interesante. Do të bëni çmos për të gjallëruar raportin në çift, por bëni kujdes me mënyrën si shpreheni, sepse mund të lëndoni ndokënd.

 Gaforrja: Ditët e para të javës nuk do të jenë dhe aq pozitive, por situata mund të përkeqësohet më tej. Miqtë dhe partneri, që do ta kuptojnë stresin tuaj, do t’ju lejojnë të veproni si ta shikoni ju të arsyeshme. Merrini gjërat me qetësi dhe mundohuni të mos lodheni shumë në punë. Mbrëmjet mund t’i kaloni bukur duke bërë atë që ju pëlqen apo duke parë një film.

Luani: Me siguri që gjatë ditëve në vazhdim nuk do t’ju mungojë frymëzimi. Marsi do të jetë i kthyer nga shenja juaj dhe më shumë do të jenë të favorizuar ata që punojnë në mënyrë të pavarur. Do të keni ide fantastike, që do t’ju ndihmojnë shumë në profesionin tuaj dhe për të cilat miqtë dhe kolegët do t’ju përgëzojnë.

Virgjëresha: Pas ditëve festive që lamë pas do ta keni të vështirë t’i ktheheni përditshmërisë. Do të përballeni me ndryshime të shumta në vendin tuaj të punës, të cilat mund t’ju shkaktojnë probleme. Do të ndiheni konfuzë dhe do të kalojë pak kohë derisa të mund ta merrni veten. Tani ju leverdis më shumë që të vini rregull në jetën tuaj.

Peshorja: Pas ditëve të lodhshme festive do të keni nevojë që të qetësoheni. Më e rëndësishmja do të jetë mirëqenia juaj psikofizike. Gjithashtu do të ndjeni dëshirën për t’u argëtuar dhe nuk do të merreni me asgjë të lodhshme. Do të përfitoni nga rasti për të bërë blerje për ndonjë të afërmin tuaj apo dhe për vete. Një rëndësi të veçantë do t’u kushtoni dhe ndjenjave.

Akrepi: Do të donit që pushimet të mos kishin mbaruar kurrë. Tani për tani nuk keni dëshirë për t’iu rikthyer ritmit të mëparshëm. Ndoshta do të bënit mirë t’i zgjatnit edhe pak pushimet, në mënyrë që të mos ju etiketojnë si dembelë dhe që të riktheheni në punë me energji të reja. Do ta ndjeni të nevojshme që të kaloni sa më shumë kohë në shoqërinë e partnerit dhe të miqve.

Shigjetari: Pas festave të çmendura, kjo javë e dytë e janarit do t’ju gjejë me dëshirën për të pushuar dhe për të qëndruar më pranë familjes. Do t’ju pëlqente që mbrëmjet t’ia kushtonit pasionit tuaj dhe që në përgjithësi të merreni me gjërat që ju pëlqejnë. Fundjava do të shërbejë si një periudhë çlodhjeje, në mënyrë që të mblidhni forcat për ditët në vijim.

Bricjapi: Do të ndiheni të palodhur dhe do të punoni pa u ndalur. Për fat, do të keni mbështetjen e planetëve në aspektin profesional dhe vetëm në fundjavë mund t’i lejoni vetes një periudhë të shkurtër pushimi. Saturni mund t’ju bëhet pengesë, por do të mund ta përballoni çdo vështirësi me buzëqeshje dhe me përqendrim maksimal.

Ujori: Dueti i planetëve Uran-Saturn, të cilët do të jenë të kthyer nga shenja juaj, do të ndikojnë që të ndiheni dyshues, sidomos në fundjavë. Me raste do të ndiheni xhelozë si ndaj partnerit po ashtu dhe ndaj të afërmve. Do të bënit mirë t’i qartësoni gjërat, në mënyrë që të kuptoni kujt mund t’i besoni dhe kujt jo. Bëni kujdes që ndjenjat negative të mos ndikojnë në marrjen e vendimeve.

Peshqit: Pas disa tentativave të dështuara në fund të vitit 2019 në aspektin profesional, tani do ta shikoni të arsyeshme që t’i peshoni mirë gjërat. Do të mendoni për atë që ju pëlqen të bëni më shumë dhe që është njëkohësisht më fitimprurëse për ju. Vëmendje të veçantë do t’i kushtoni dhe argëtimit, por ndonjë mbrëmje do të parapëlqeni ta kaloni në vetmi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here