Hetimet për tërmetin, Ngjela bën deklaratën e fortë: Ndërtuesit akuzohen për vrasje, nëse nuk dënohen, shenjë e madhe e korrupsionit

0
101

I ftuar në intervistën e edicionit informativ të mbrëmjes në Rtv Ora avokati Spartak Ngjela tha se tërmeti nxorri zbuluar korrupsionin në vend.

Avokati nuk di të thotë nëse ndërtuesit përgjegjës për ndërtimin e dobët të godinave do të marrin dënimin e merituar por thotë se ndaj tyre rëndojnë akuza të rënda siç është ajo e vrasjes.

Spartak Ngjela: “Janë në hall të gjithë hallin e kanë të përbashkët por tërmeti nxorri zbuluar korrupsionin nuk donin ta pranonin por i diskreditoi qeveria që tha që është akt kriminal bile ktu e thashë unë, ata morën praktikën italianë dhe ndërtuesit i kanë akuzuar për vrasje do dënohen apo jo nuk e di por kjo është shenjë e madhe e korrupsionit shqiptar.”

Ngjela thotë se viti 2020 do të jetë viti që do nisë pastrimi i SPAK në politikën shqiptare.

Spartak Ngjela: “Opozita donte destabilizim e Shqipërisë se kishte frikë nga Reforma në drejtësi, tani doli SPAK tani ca do fitojnë, s’kanë ç’të fitojnë, tani pret shansin. Nuk kishte lidhje me politikën ajo dontë destabilizim edhe Rama e donte .Nuk e arritën dot SPAK u bë, tani të shohim SPAK-un.”

Lidhur me rolin e opozitës për këtë vit Ngjela theksoi se opozita ka dalë jashtë skene që me lënien e mandateve deri në zgjedhjet e 2020, por 2020 do të jetë viti që SPAK do të pastrojë politikën.

Spartak Ngjela: “Do ketë Purgo,e dini ça do të thotë purgo? Pastrim. Pastrim nga Reforma në Drejtësi, bile nga mazhoranca duhet të fillojë është normë po të dy palët njëlloj janë nuk ka ndonjë ndryshim. Profesionalisht nuk është aq e lehtë për ti provuar në gjyq po pronat do tua marrin.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here