“Zgjedhjet e parakohshme, nevojë e menjëhershme”/ Balliu: Ekonomia ka vdekur, s’ka profesionistë

0
132

I ftuar në një intervistë në RTV Ora, ish deputeti i PD Klevis Balliu foli rreth rolit që do të luajë opozita për vitin 2020 dhe ekonominë e vendit. Ai tha se nuk kemi shifra konkrete, por ekonomia e vendit ka vdekur dhe shkak kryesor është fakti që nuk ka më profesionistë.

Klevis Balliu: Zgjedhjet e parakohshme tanimë kërkohen nga ekonomia e vendit,nuk ka besoj asnjë qytetar që nuk e ka ndjerë rrëznimin ekonomik të shtetit dhe të vetin personal, marr shkas nga fakti tronditës që janë larguar qindra qytetar sepse këtu faktikisht ekonomia ka vdekur,ajo po ashtu u tregua dhe nga një fatkeqësi natyrore që mund ti bjerë çdo shteti po çdo shtet do kishte patur mjetet dhe buxhetin e duhur për tu përgjigjur, që qeveria nuk e ka patur dhe nuk e ka e sot akoma nuk kemi shifra konkrete sepse nuk ka profesionistë,janë hequr, janë larguar”.

Për sa i përket rolit të opozitës për minishengenin Balliu nënvizon se është e pamundur të bëhet një marrëveshjë e tillë për sa kohë përfiton vetëm Serbia.

Klevis Balliu“Shengeni Ballkanik nuk ekziston, është një fjalë e shpikur, këtë nuk e them vetëm unë ka një Shengen, që e ka thënë dhe Aleksandër Vuçiç për mediat amerikane që “është projekti im për rikthimin e jugosllavisë me Shqipërinë brenda”. Kjo nuk është në interest e Shqipërisë. Ne jemi një vend që importon 50% më shumë se eksporton, ashtu është dhe Kosova dhe kush përfiton, përfiton Serbia që eksporton shumë herë më shumë dhe kërkon të mbysë tregjet Shqiptare.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here