VIDEO/ Luks i tepruar, gruaja e ministrit të Mjedisit filmohet duke festuar me një grusht parash

0
84

Zyrtarja për arsim në Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Burbuqe Thaqi – Matoshi, është shfaqur së fundmi duke u argëtuar me një grusht parash,  raporton KTV.

Në këtë video, ajo shihet e shoqëruar edhe nga bashkëshorti i saj, Fatmir Matoshi i cili është ministër në detyrë i Mjedisit.

Televizioni nuk ka mundur të vihet në kontakt me Thaqi – Matoshin, por ministri në detyrë i Mjedisit ka thënë se paratë që shihen në këtë video janë personale.

Matoshi ka pranuar se videoja është bërë të enjten dhe ka thënë se ka qenë shaka ndërmjet miqve të tij.

Bashkëshortja e ministrit Matoshi është punësuar në Ministrinë e Diasporës në korrikun e vitit të kaluar.

Për veprime luksi, në nëntorin e kaluar u bë lajm edhe një fotografi e cila shfaqte ministrin në detyrë të Tregtisë, Endrit Shala, në një diskotekë me një numër të madh pijesh para vetes.

Shala kishte thënë se fotografia ku shihet bashkë me djalin e Fatmir Limajt, Durim Limajn, është realizuar 4-5 vite më herët.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here