VIDEO/ Denoncimi i rëndë, “Shkova për t’u konsultuar për një çështje, policët më bënë për spital”

0
92

Bashkim Makshana thotë se është rrahur brutalishi mbrëmjen e së premtes, nga tre zyrtarë policorë brenda stacionit të policisë në Rahovec.

Përveç rrahjes, ai rrëfen se është fyer me fjalë nga më të ndryshmet, duke shtuar që i kishte lutur që të kenë kujdes, pasi dorën e kishte të operuar.

Pas kësaj, ai ka kërkuar që të shkojë në spital, ku edhe kishte marrë trajtim mjekësor, për të vazhduar në stacionin policor në Gjakovë, me arsyen se nuk kishte besim në zyrtarët policorë të Rahovecit.

Ai thotë se për rastin e tij kishte lajmëruar edhe Inspektoratin Policor.

Nga Policia në Gjakovë, thonë se rastin e kanë proceduar në Inspektoratin Policor të Kosovës për shqyrtim dhe hetim të mëtejshëm, raporton KTV.

Ndërkohë  nga IPK-ja, thonë se për këtë çështje është konsultuar edhe Prokurori kompetent, duke shtuar që rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here