Tufa pyet publikisht anëtarin e KLP: Si hetues i zellshëm i një prej regjimeve më kriminale, a ke ndjerë ndonjë pendesë për ato persona që ke torturuar dhe çuar në burg?

0
99

Agron Tufa, Drejtori i dorëhequr i Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri nëpërmjet një shkrimi në Facebook i ka drejtuar disa pyetje  anëtarit të KLP Bujar Sheshit, i cili sipas Tufës e ka përgojuar duke thënë se publikimi i dokumentave origjinalë për kreun e SPAK janë “hall personal azilanti”.

Postimi i plotë:

Meqenëse qysh në mbledhjen e parë të KLP, anëtari Bujar Sheshi më paska marrë nëpër gojë, duke e quajtur publikimin e dokumentave origjinale për kreun e SPAK dhe ish hetuesin e komunizmit, Arben Krajën, si “hall personal azilanti”, atëherë e rrotullojmë karrigen dhe i bëjmë publikisht këto pyetje:

– Si hetues i zellshëm i një prej regjimeve më kriminale të Europës Lindore, a ke ndjerë ndonjë pendesë për ato persona që ke torturuar dhe çuar në burg?

– A ke njohje me ish oficerin e Sigurimit, Xhavit Shala? A lidhet kjo njohje me vonesën që Autoriteti i Dosjeve pati në rastin “Venusi”? A ishte ky shkaku që bashkëshortja e Xhavitit, punonjëse e Autoritetit, mori vërejtje për vonesën e përgjigjes ndaj “Venusit”?

– A ke njohje me Nikollë Ricën dhe a të ka premtuar gjë ai kur shqyrtohej puna e “Venusit”?

E mbyllim për sot me një varg të Pablo Nerudës:

“Ti mund të mos dëshirosh të përgjigjesh/ por pyetjet nuk vdesin!”

P.S: Është i lutur çdo gazetar të këmbëngulë, derisa t’ia marrë përgjigjet Bujar Sheshit, dhe të mos nisin me vesin e keq duke më pyetur mua.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here