Dhjetë gratë më të fuqishme në botë për vitin që lamë pas…

0
256

Është bërë edhe këtë vit një analizë për të përzgjedhur edhe gruan më të fuqishme për vitin 2019. Dhe për të nëntin vit radhazi, është përsëri ajo që mban kurorën e gruas më të pushtetshme dhe më të fuqishme në botë.

Bëhet fjalë për kancelarin gjermane Angela Merkel e cila edhe këtë vit ‘u vendos’ në kopertinën e prestigjiozes “Forbes” si gruaja më e fuqishme në botë.

Udhëheqësja gjermane kryesoi listën e ‘Forbes’ 2019-të, e ndjekur nga kryetarja e Bankës Qendrore Evropiane Christine Lagarde dhe Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-ve, Nancy Pelosi.

Merkel u vlerësua për qëndrueshmërinë e saj, për reagimin përballë Presidentit amerikan Donald Trump dhe për politikën ndaj refugjatëve.

Merkel është kancelare e Gjermanisë që nga viti 2005, ndërsa shpesh është konsideruar si udhëheqëse ‘De Facto’ e Bashkimit Evropian e madje edhe udhëheqëse e ‘botës së lirë’.

Ndërkohë, lista me 10 gratë më të fuqishme në botë për vitin që po lemë pas është kjo:

1.Angela Merkel, Kancelarja GjermaneImage

2.Christine Lagarde, drejtuese e Bankës Qendrore EvropianeImage

3.Nancy Pelosi, Kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBAImage

4.Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit EvropianImage

5.Mary Barra, CEO e General MotorsImage

6.Melinda Gates, Bashkëkryetare e Bill & Melinda Gates FoundationImage

7.Abigail Johnson, CEO e Fidelity InvestmentsImage

8.Ana Patricia Botin, Kryetare Ekzekutive e Santander BotinImage

9.Ginni Rometty, CEO e IBM Gruaja e parë që drejtoi kompaninëImage

10.Marillyn Hewson, CEO e LockheedImage

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here