Eksperti bujqësor e thotë hapur: 80% e mishit në Shqipëri i importuar dhe e “shesin” si prodhim vendas

0
102

Të ftuar në emisionin Ekopolitikë,në Rtv Ora eksperti Alban Zusi dhe eksperti për Çështjet Bujqësore Ilir Pilku debatuan rreth kësaj çështje dhe sigurisë së statistikave të INSTAT dhe shifrave reale të importit të mishit në Shqipëri.

Alban Zusi:“Përgjithësisht jemi një vend importues i mishit gati 70-80% e mishit që ne konsumojmë është i huaj.Mishi i shpendëve i pulës unë besoj mbi 50% është i vendit.Mishi në masën 55% importi është nga europa ne masën 45% është jashtë europe kryesisht Amerika e Veriut që është diku 20-25%”

Ilir Pilku: “Unë po studioja pak Eurostatin që i ka shifrat shumë të sakta ose INSTAT-IN të dyja bashkë ,për një korrigjim pak të Albanit 30%-35% të konsumit kombëtar është import,pjesa tjetër prodhim vendas.160mijë ton prodhim vendas,40 mijë ton vjen nga importi.Duke mbledhur të gjitha bashkë gjedhin,delen,derrat,shpendët në total është 161 mijë ton është prodhim vendas”.

Zusi:“Është i gabuar pra është totalisht i gabuar , unë kam rezultatet reale”

Pilku:“janë statistikat që unë kam marrë nga INSTAT.

 

Zusi:“Dakord pra burimi është i gabuar.Në 2009 unë kam qenë ekspert i GIZ për çështjen e mishit dhe na rezultonte që , kur erdhi dhe eksperti i huaj për të bërë studimin e IPARD-it na rezultonte që 80% e mishit të derrit ne e kishim prodhim vendas dhe kur i dhashë unë shifrat se me çfarë punon industria dhe që edhe ai që quhet mish vendas që theret në Shqipëri është i huaj,është i importuar,zv.ministri i asaj kohe z.Ndoc Fasllia i tha dëgjoje zotërinë sepse ai ka të dhenat nga terreni , të dhënat e INSTAT janë tjetër gjë.Nuk ka shans , kurrë ,Asnjëherë ajo.”

Ora News.tv

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here