Standard.al

E rrallë/ Tymi nga zjarret në Australi arrin deri në Zelandën e Re, akullnajat marrin ngjyrë kafe

0

Tymi nga zjarret në Australi ka arritur deri në Zelandën e Re. Si pasojë, akullnajat e bardha kanë marrë ngjyrë kafe.

Tymi për herë të parë arriti në ishullin jugor të Zelandës së Re mëngjesin e 1 janarit.

“Ne mund ta shohim qartë këtë tym, i cili ka udhëtuar rreth 2.000 kilometra përtej detit Tasman”, tha Shërbimi Meteorologjik i Zelandës së Re në një mesazh në Tëitter.

“Në zonat më të prekura, shikueshmëria është e ulët, 10 kilometra”, sipas të njëjtit burim.

Të paktën 18 persona janë konfirmuar të vdekur nga zjarret, të cilat kanë djegur zona të mëdha në Australi.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.