Standard.al

E pazakontë/ Çifti i të moshuarve fsheh në makinë 33 kg kokainë

0

Dukeshin si çift normal të moshuarish që po udhëtonin për pushimet e fundvitit por në të vërtet trafikonin një ngarkesë kokainë me vlerë miliona euro e komunikonin me celularë të super sofistikuar për të kriptuar çdo fjalë.

Autoritetet policore italiane kanë sekuestruar 33 kg kokainë me vlerë 10 milionë euro.

Lënda narkotike u gjet gjatë një kontrolli rutinë rrugor në automjetin e një çifti të moshuar italianë që po udhëtonin në afërsi të qytetit të Napolit.

Kokaina e konfeksionuar në 28 pako ishte fshehur në dy vende të modifikuara enkas nën dy sediljet e pasme të automjetit që komandoheshin me telekomandë në hapje e mbyllje.

Dyshimi për një kontroll më të detajuar në automjet lindi pas nervozizmit të shprehur të drejtuesit të automjetit i cili rezultoi të kishte në zotërim dhe një celular të sofistikuar e i kriptuar për komunikime të rezervuara.

Supozohet se përdorej për të komunikuar me trafikantët për transportimin e ngarkesës me kokainë.

Çifti i moshuar italian nuk ishte përfshirë më parë në vepra penale. Bashkëshorti u vu në pranga ndësa gruaja e tij mendohet se nuk ishte në dijeni të faktit e është denoncuar nën hetim të lirë.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.