Demalia pesimist edhe për 2020-ën: Klasa politike është e konsumuar, krimi i organizuar dhe oligarkët kanë kapur segmentet e shtetit

0
96

Analisti Ilir Demalia në një lidhje me skype për Ora News shprehet pesimist edhe për këtë vit të ri, pasi sipas tij klasa politike është e konsumuar.

Ilir Demalia: Unë mendoj që e gjithë kjo ka ardhur sepse kjo klasë politike është e konsumuar si moralisht edhe si në aspektin e asaj që mund të ndërtojë diçka të re, një shtet me institucione të forta dhe funksionale të pavarura dhe një shtet të së drejtës. Kjo plus gjendja ekonomike, krimi i organizuar i lidhur me oligarkët që ka kapur të gjithë segmentet e shtetit të lënë pesimist, megjithatë të shpresojmë.

Analisti Demalia tha se në kushtet aktuale nuk ka shtet, pasi nuk ka parlament të mirëfillte dhe bashkitë janë të zaptuara nga rilindja.

Ilir Demalia: Nga çka shoh dhe nga çka kemi para kemi një shtet që nuk mund të quhet më shtet, nuk është shtet se nuk ke parlament. Ke bashki të zbatuara nga një forcë që quhet rilindje, nuk është më forcë politike port është sekt, sekt hajdutësh. Shoqëria është e paralizuar, nuk ka një lëvizje të shoqërisë civile, të ndërgjegjes qytetare, intelektuale, të cilët janë totalisht të mefshtë, totalisht të paaftë.

Demalia vijoji më tej duke thënë se zgjidhja e krizës politike nuk mund të vijë vetëm nga dy njerëz. Ai theksoi se zgjedhjet e parakohshme mund të bëhen, por ajo që ka rëndësi është se çfarë zgjidhje mund të sjellin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here