Video që po bën xhiron e botës/Papa i kërkon falje gruas e cila nuk e lëshonte: Shumë herë humbim durimin…

0
148
Papa Françesku kishte dalë në sheshin e Shën Pjetrit për të përshëndetur fëmijët dhe të rriturit, në natën e ndërrimit të vitëve.
Megjithatë një grua që ishte në turmë iu afrua dhe e kapi për dorë duke mos e lëshuar, derisa e detyroi të parën e kishës katolike që ta godasë në dorë që të çlirohet nga ajo.
Sikur kjo të mos mjaftonte ai u pa duke i bërtitur para të pranishmëve, e ky moment u kap nga kamerat e mediave të shumta që ishin prezentë në këtë ngjarje. Por, pasi videoja bërë xhiron e botës, Papa kërkoi falje që e kishte goditur në dorë gruan ku tha: “Shumë herë humbim durimin. Edhe unë e humba i them më fal gruas për këtë shembull të keq”.
Gruaja e kapi duke e tërhequr për mënge Papën, çka nuk lejohet kurrsesi. Por edhe pasi e tërhoqi ia mbante dorën duke mos e lenë të ecte. Mediat italiane shkruajnë se gruaja ishte e pirë. E megjithatë Papa deklaroi “Më fal”.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here