PD dënon ashpër ekstradimin e gylenistit, Pollo: Dhunimi i të drejtave për favore, shenjë e banditizmit të shtetit

0
111

Partia Demokratike dënon ashpër deportimin në Turqi të mësuesit 41-vjeçar, Harun Celik.

Ish-deputeti i PD, Genc Pollo, thotë se shkelja e të drejtave të njeriut për favore politike, duke shigjetuar kështu miqësinë Rama-Erdogan, tregon banditizmin e shtetit.

Harun Çelik u dërgua në Turqi, megjithëse ai nuk është në kërkim ndërkombëtar. Mësuesi Harun Çelik, u arrestua në muajin korrik në aeroportin e Rinasit, pasi iu gjet një vizë kanadeze, e cila pas kontrollit rezultoi se ishte e falsifikuar.

Turku u dënua nga gjykata me pesë muaj burg, dënim që Çelik, e vuajti në burgun 302 në Tiranë. Ndërsa dje ai u mor dhe u dërgua direkt e për në Rinas, për t’a ekstraduar në Turqi, ndërsa policia shqiptare pohon jozyrtarisht, se ekstradimi është kryer konform procedurave duke mohuar azilin.

Genc Pollo@GencPollo

Shkelja e ligjeve dhe konventave europiane e dhunimi i të drejtave të njeriut në këmbim të favoreve politike është shenjë banditizimit të mëtjeshëm të shtetit https://twitter.com/pdshqiperi/status/1212479836138156033 

Partia Demokratike@pdshqiperi
Replying to @pdshqiperi

Eshte prioritare per cdo vend demokratik, vecanerisht ne procesin e integrimit europian, te respektoje keto parime, te drejta e detyrime. Shkelja e tyre eshte kthyer ne rregull per qeverine e korruptuar dhe te inkriminuar te Edi Rames.

See Genc Pollo’s other Tweets
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here