Kim Mehmeti e thotë troç: Të rinjtë s’janë duke i ikur varfërisë, por ‘gomarizmit’ të politikave

0
130

Shkrimtari i njohur Kim Mehmeti, në një status në facebook, ka komentuar largimin e të rinjve nga Shqipëria, dhe shkruan ndër të tjera se të rinjtë nuk ikin prej varfërisë por prej ‘gomarizmit’ të politikave se si ata trajtohen.

“Sigurisht e keni dëgjuar rrëfimin për dhelprën që ikë nga pylli, ku luani ka vendosur t’i vret të gjithë ujqit dhe e cila, kur i thonë të mos ikë, sepse është dhelpër e jo ujk, është përgjigjur: nuk jam duke ikur nga luani, por nga gomari, të cilin ai e ka shpallur përgjegjës të pyllit dhe përpilues të listës së ujqve! Jam i sigurt se nëse i pyetni të rinjtë shqiptarë pse e braktisin vendlindjen, edhe ata do u jepnin përgjigje të ngjashme: se nuk janë duke i ikur gjithaq varfërisë, por ‘gomarizimit’ të politikave shqiptare!” (Kim Mehmeti)

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here