Urimet e vitit të ri dhe iluzionet naive të një ndeshjeje basketbolli!

0
159
Artan Fuga, gjate nje takimi te "Forumit per Liri dhe Demokraci", ne hotel Tirana./r/n/r/nArtan Fuga, during a meeting of the "Forum for Freedom and Democracy", in Tirana hotel.

Nga Artan Fuga 

Urimet e vitit të ri dhe iluzionet naive të një ndeshjeje basketbolli!

Te dashur miq që jeni në këtë faqe! Urimet më të mira për vitin 2020! Shëndet dhe gëzime!

Gjej rastin t’ju falenderoj të gjithëve për urimet tuaja!

Si edhe për faktin që keni ndjekur bisedat gjithëvjetore që kemi bërë sëbashku!

Ne do të vazhdojmë t’a mbajmë këtë dialog duke e dëgjuar njeri tjetrin!

Gjatë dialogimit si të barabartë arrihen të vërteta që pastaj po nëpërmjet dialogimet zhvillohen duke çuar në të vërteta të tjera!

Në këtë pikë, unë jam shumë partizan i një filozofi shumë të njohur neopragmatist amerikan, Richard Rorty, i cili shkruan idenë e madhe : I rëndësishëm është dialogu i vazhdueshëm, pavarësisht nëse biem dakord ose jo!

Dialogu është më i rëndësishëm sesa vetë marrëveshja!

Dhe Rorty me inteligjencë të rrallê na mbron nga iluzionet e një ndeshjeje basketbolli, nga iluzionet naive të lojtarëve por edhe të tifozave që brohorasin lojtarët në fushë.

Cilët janë këto tre iluzione?

1. Ata kujtojnë se qëllimi i fundit i një ndeshjeje është të shënosh pikë duke futur topin në rrjetë! Ndërkohë që qëllimi i ndeshjes të bashketbollit sikurse edhe i vetë sportit është krejt tjetër.

2. Ata kujtojnë që të gjithë njerëzit nga natyra e tyre duan të luajnë basketboll ose të brohorasin ndeshje basketbolli. Ndêrkohë që shumica e njerëzve as nuk do t’ja shohi bojën një sporti të tillë. Krejt natyrshëm.

3. Ata kujtojnë se vendi i privilegjuar i topit është të shkundi rrjetën duke u futur në kosh, a thua se ka ligje të natyrës që e komandojnë këtë lëvizje. Jo, topi mund të shkojë të orientohet sipas rregullave e cdo loje tjetër, kurse bashketbolli nuk është veçse një nga sportet shumë të kufizuara ndër dhjetra e dhjetra që ka shpikur njeriu!

Ju ftoj të vazhdojmë lojën jo për të shënuar pikë te koshat e njeri tjetrit por për të mbajtur gjallë dialogun si kultura e respektit të tjetrit, e barazisë të qytetarëve, e dëgjimit të tjetrit, pa fyerje, inate dhe me mirëkuptim për mendimin ndryshe!

Edhe njëherë gëzuar!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here