Shkrumbohet makina në Devoll, policia jep detajet

0
299

Një makinë është përfshirë nga flakët mëngjesin e ditës së sotme në fshatin Bickë, të Devollit. Policia ka zbardhur ngjarjen dhe ka vënë në pranga shtetasin L.K., 34 vjeç, banues në fshatin Bickë, i cili dyshohet se për motive të dobëta, ka djegur mjetin e shtetasit Gj.Sh.

Njoftimi i policisë:

Zbardhet ngjarja e ndodhur mëngjesin e sotëm, ku në fshatin Bickë, u përfshi nga flakët dhe për pasojë u dogj një automjet.

Arrestohet në flagrancë autori i dyshuar i ngjarjes.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, jemi njoftuar se në fshatin Bickë, ka rënë zjarr dhe për pasojë është djegur mjeti furgon tip “Benz” në pronësi të shtetasit Gj.Sh, 38 vjeç, i cili ndodhej i parkuar përpara banesës së tij.

Menjëherë policia filloi hetimet në lidhje me rastin, ku nga veprimet e kryera dhe provat e grumbulluara u bë zbulimi, identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit L.K., 34 vjeç, banues në fshatin Bickë, i cili dyshohet se për motive të dobëta, ka djegur mjetin e shtetasit Gj.Sh.

Shtetasi L.K., u arrestua në flagrancë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here