FOTO/ “Koka juaj është bërë prej betoni”, futbollisti publikon fotografinë nga dëmtimi horror

0
129

Përplasje me shokun e skuadrës mund t’i kishte shkaktuar probleme të mëdha mbrojtësit të Cardiff City, Joe Bennett.

28-vjeçari u përplas me Junior Hoilett gjatë duelit për të zotëruar topin, por mori në shtëpi një të enjtur në syrin e majtë. Incidenti ndodhi të dielën në takimin mes Sheffield Wed. dhe Cardiff.

Imazhet tronditëse të syrit të enjtur janë publikuar në rrjetin social “Twitter” nga vetë Joe, i cili shpreson që të rikthehet sa më shpejt në fushën e blertë.

“Koka juaj është bërë prej betoni,” shkruan Bennett, teksa i bën “tagg” shokut të skuadrës, Hoilett.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here