Standard.al

EMRAT/ Zbulohet identiteti i dy shqiptarëve të vrarë me thikë në Londër

0

Arber Fesko dhe Shkëlqim Paja, janë dy të rinjtë shqiptarë të vrarë në veri të Londrës. Policia britanike zbuloi identitetin e dy shqiptarëve që mbetën të vrarë në dy krime të ndryshme, rreth 8 km larg njëri-tjetrit.

‘Metro.co’ shkruan se trupi i pajetë Feskos, 30 vjeç, u gjet në bagazhin e një makine në Scratchwood Park më 19 dhjetor, ndërsa kishte ndërruar jetë pas një goditje me thikë.

Pak orë më vonë, u gjet trupi i shqiptarit tjetër, 31-vjeçarit Paja, me origjinë nga Kosova. Ky i fundit u gjet në Hertfordshire, më 20 dhjetor, i vrarë dhe ai me një thikë në gjoks.

Ndërkohë, për këto ngjarje u arrestuan dy persona, ndërsa familjet e viktimave u njoftuan pak orë me vonë pasi u zbuluan vrasjet.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.