Përmbyset gjithçka në minutat e fundit, Çelsi i Lampard fiton derbin me Arsenalin

0
94

Mikel Arteta nuk ka arritur t’i gëzohet as sot një suksesi me skuadrën e Arsenalit, edhe pse trajneri i ri spanjoll i “topçinjve” dukej se kishte gjithçka në dorë në derbin kundër Çelsit. Ekipi i tij po fitonte 1-0 dhe kishin mbetur më pak se 10 minuta lojë. Por ai pa me dëshpërim se si skuadra përsëriti gafat e zakonshme të periudhës së Emeri dhe doli pa pikë nga stadiumi i vet, ndërsa Çelsi triumfoi me një përmbysje 2-1 dhe blindoi vendin e katërt.

Goli i Aubamejang në fillimin e ndeshjes i kishte dhënë Arsenalit avantazhin që i duhej, për t’i dhënë mundësinë që të kontrollonte i qetë ndeshjen në pritje të goditjes vdekjeprurëse. Por në pjesën e dytë Çelsi kërkoi më shumë golin e barazimit dhe e gjeti atë falë një dalje të gabuar të Leno, i cili praktikisht i krijoi mundësinë Zhorzhinjos të shënonte në portën e boshatisur kur regjistrohej minuta e 83-të e sfidës.

Në minutën e 87-të erdhi edhe goditja përfundimtare e Çelsit, me një kundërsulm të të zakonshmit Abraham i cili gjeti rrjetën dhe i dha tri pikët skuadrës së tij, duke e shkëputur nga skuadrat që kërkojnë ta arrijnë në vendin e katërt.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here