Një 44-vjeçar nga Kosova dyshohet se ka vrarë gruan e tij 33 vjeçe në zonën e Heilbronn. Mediat gjermane shkruajnë se shkak për këtë krim mendohet të jetë bërë xhelozia mes çiftit. Kjo ngjarja e rëndë është shënuar mbrëmjen e të premtes, por detajet e aktit janë publikuar ditën e sotme nga mediat gjermane. Burri ka goditur me thikë disa herë gruan e tij 33-vjeçe, e cila për fat të keq, nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.
“Kur policia kontrolloi menjëherë adresën e shtëpisë së familjes, gruaja u gjet e vdekur. Mbi të gjitha, shtatë fëmijët e mitur të çiftit u gjetën të paprekur në apartament. Sipas hetimeve fillestare, ata nuk ishin dëshmitarë të faktit. Por: Tani e tutje ata do të rriten pa nënën – dhendoshta pa baba gjithashtu”, shkruajnë më tej mediat gjermane.