Grabiten dy banesa në mes të Peqinit, miliona lekë dhe sende me vlerë

0
110

Dy banesa janë grabitur në mes të qytetit të Peqinit. Ngjarjet kanë ndodhur ne lagjen ‘Xhami’ në qendër të qytetit në Shqipërinë e mesme.

Grabitësit para se të kryenin vjedhjet e tyre, kanë studiuar banesat dhe zonën, duke vepruar në momentin kur në ato shtëpi nuk ka pasur njeri.

 

 

Dy pronarët e banesave të vjedhura janë identifikuar me inicialet H. E., dhe I. E.

Grabitësit mësohet se në njërën banesë kanë marrë 5 milion lekë të vjetra dhe sende me vlerë.

Dhe pse shtëpitë ndodheshin në qendër të qytetit autorët kanë vepruar të pa shqetësuar, pasi kanë thyer dyert dhe dritaret për tu futur në shtëpi.

Pas denoncimeve, policia ka nisur hetimet.

Një vit më parë në këtë zonë u grabitën 10 banesa.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here