Australi, një tjetër valë i nxehti pritet të godasë vendin…

0
118

Australia po përballet prej ditësh me temperatura jashtëzakonisht të larta, teksa një tjetër valë i nxehti pritet të përfshijë bregdetin e saj lindor.

Në kryeqytetin Kanberra zyrtarët rritën paralajmërimin për zjarre të mundshme pasi temperaturat u rritën sot në 38°C.

Përpjekjet për të pastruar tokën përreth zonave të zjarreve masive në perëndim dhe jug të Sidneit vazhduan gjatë fundjavës, para një vale nxehtësie që pritet të godasë të hënën dhe të martën.

Sipas Byrosë së Meteorologjisë, rreziku nga zjarri parashikohet të rritet javën e ardhshme, teksa temperaturat në perëndim të Sidneit do të arrijnë deri në 43°C.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here