Standard.al

Vokshi ironizon keq Veliajn: Të lyejë me gëlqere ndonjë shkallë, Teatrin ta harrojë!

0

Ish-deputetja e PD-së Albana Vokshi ka sulmuar kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Vokshi theksoi se Veliaj po mban të uzurpuar qytetin me një grusht votash.“Ajo që mund të bëjë Erion Veliaj, është të lyejë me gëlqere ndonjë shkallë, po Teatrin ta harrojë!

 

REAGIMI I VOKSHIT
Kryetari ilegjitim i Bashkisë së Tiranës, i cili mban të uzurpuar qytetin me një grusht votash, nuk ka asnjë projekt zhvillimi, veç projekteve korruptive që betonizojnë kryeqytetin.
Është viti i pestë i drejtimit të Tiranës prej tij dhe vazhdon të mburret, pa u skuqur fare, me projektet madhore të Lulzim Bashës, Bulevardin e Ri, Pazarin e Ri, lumin e Tiranës.
Oferta e Veliajt nuk është zhvillimi, por shkatërrim i gjelbërimit, shkatërrim i historisë së qytetit nëpërmjet lejeve të ndërtimit, ku pastron paratë krimi i organizuar në lidhje me pushtetin.
Teatri Kombëtar është njëri nga këto projekte korruptive, me fitues të paracaktuar Fusha shpk, të cilit Erion Veliaj dhe Edi Rama i kanë dhënë mbi 100 milionë euro tendera. Ajo që mund të bëjë Erion Veliaj, është të lyejë me gëlqere ndonjë shkallë, po Teatrin ta harrojë! Atë që nuk prishi dot tërmeti i natyrës, nuk ka për ta prishur tërmeti i korrupsionit i Edi Ramës dhe Erion Veliajt!

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.