Presidenti i ftuar në 360gradë/ Zbulohet tema e debatit: Kosova dhe Shqipëria 2019! Çfarë parashtron Ilir Meta?!

0
110

“Kosova dhe Shqipëria 2019! Çfarë parashtron Ilir Meta?!”, jo është tema e përzgjedhur për tu diskutuar mbrëmjen e sotme në studion e 360grade të Artur ZHEJIT, Live, duke nisur nga ora 21:00 në Rtv Oranews,  dhe Youtube.

Një vit politik i mbushur me protesta, debate politike mes Prishtinës dhe Tiranës, si dhe me negociata të mbetura pezull.

A ishte viti kalendarik dhe viti politik 2019, një vit për tu kujtuar për veçantitë e tij?

Apo shkojnë Tirana zyrtare dhe Prishtina politike në një përplasje, si asnjëherë tjetër kaq të hapur dhe kaq publike?

Për çfarë “gënjen” kryeministri Haradinaj? A flasin burrat e shtetit me këto terma në public dhe jo vetëm?

A duhej MiniShengeni Ballkanik?

A mund të përjashtohet Kosova dhe a mund të ecet përpara vetëm me Serbinë dhe me Zaevin?

Protesta e 16 Shkurtit.

Diegia e mandateve të Opozitës

Protestat e përjavëshme që u mbytën me gaz

Kushtetuta, sa herë u tejkalua apo u nëpërkëmb ajo?

Betejat presidenciale të Ilir Metës për Gjykatën Kushtetuese, si do përfundojnë ato në vitin 2020?

Tërmeti 21 Shtator dhe 26 nëntor 2019, cfarë u bë mirë dhe çfarë u bë keq?

Kush do ta fitojë “Betejën” e mediave, gazetarët apo kryeministri?!

Si mund të dalim nga ky rreth vicioz i tensionimit të skajshëm politik?

Të ftuar:

1. Ilir Meta – President i Republikës

2. Neritan Ceka, ambassador, ish Ministër

3. Sonila Meço, gazetare, Ora Tv

/Ora News.tv/

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here