Meta zbulon përgjigjen qesharake nga Cakaj për “minishengenin”

0
156

I ftuar në 360gradë Presidenti i Republikës Ilir Meta zbuloi përgjigjen që i ka dhënë ministria e Jashtme të cilës i kërkoi informacione për samitin e minishengenit që u zhvillua në Tiranë.

“Unë si president kam kërkuar indo nga ministria e jashtme, kam marrë një përgjigje vetëm një paragraf. Nuk janë marrëveshje, por takime, në takimin parë janë bërë 3 do të bëhen dhe 6, por asgjë konkrete. Këto më duken protagonizëm i shfrenuar” – tha Meta duke shtuar se i duket qesharake deklarata e Ramës që thotë se e mbështet BE dhe SHBA.

“Mua më duket si alibi kur thotë një politikan që këtë e mbështet SHBA dhe BE. Më duket si alibi për të mbështetur një ide të dobët. Këto më duken përralla. Unë ju lexoj kushtetutën dhe këta më thonë SHBA dhe BE. Ne kemi kaq shumë iniciativa rajonale dhe ne tani nuk e dimë se çfarë po bëhet” – tha Meta në një intervistë për Ora News duke shtuar:“Rruga jonë është Bashkimi Europian, por ne e kemi lënë këtë dhe po futemi në rrugica”.

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here